Pasi u shpall kampione e Evropës në garën me pengesa në Gjermani, Luiza Gega triumfon edhe në Itali

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.10.2022, 12:12

Atletja shqiptare, Luiza Gega pasi u shpall kampione e Evrope në finalen e 3000 metrave me pengesa në kampionatin e Atletikës që u zhvillua në Mynih, ka vendosur rekord në garën e 5km rrugë, zhvilluar në eventin “Notte delle Stelle” (nata e yjeve) në Forli të Italisë.

Pasi Gega në Gjermani vendosi një rekord të ri në Kampionatit Europian, duke thyer me 6 sekonda, rekordin e vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova, atletja në eventin “Notte delle Stelle” vendosi rekord kombëtar në këtë garë, duke dhënë kohën 15’41”.

Luiza Gega arriti të shkëputet në metrat e fundit, duke e merituar fitoren, teksa në garë pas Gegës, në vendin e dytë u rendit keniania Morine Gerase Michira (+3”) dhe në të tretin cekja Moira Stewartova (+6”).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit