Del lista e popujve më të zgjuar, Shqipëria me IQ më të ulët se minimumi mesatar botëror

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.10.2022, 19:48

Zbulohet më në fund arsyeja se përse politikanët e kanë përdorur popullin shqiptar si mish për top prej vitesh. Ndonëse padrejtësitë ndaj këtij populli janë të përditshme nga të gjitha anët e politikës, përsëri shqiptarët vazhdojnë t’i votojnë dhe të mos ngrihen në protesta.

Shpesh kemi pyetur veten se cili është motivi kryesor për këtë sjellje të popullit? Por duket se më në fund ka dalë përgjigjia. Shqipëria renditet në vend të 109 përsa i përket popujve më të zgjuar në botë.

Sa për statistikë, në vend të parë qëndron Japonia (IQ=106.48), në të dytin Tajvani (IQ=106.47) dhe në të tretin Singapori (IQ=105.89). Si matës i inteligjencës është përdorur koeficienti i inteligjencës (IQ).

Shumica e njerëzve në botë sipas World Population Review kanë një IQ midis 85 dhe 115. Vetëm gjenitë kanë një IQ mbi 140. Shqipëria del se e ka 81.75, pra më të ulët se minimumi mesatar botëror, duke u renditur kështu në vend të 109 në botë. Duhet pranuar se Rama, Berisha apo Meta janë vërtetë me fat duke patur një popull me këtë koeficient inteligjence.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit