Tentoi të grabiste vilën e Di Marias dhe Vlahoviçit, në pranga shqiptari me 3 pseudonime

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.10.2022, 17:09

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të grabiste vilën e futbollistëve të Juventusit Angel Di Maria dhe Dushan Vlahovic. Sipas mediave italiane shqiptari i arrestuar ka tre pseudonime dhe njëri prej tyre është David Zira. Ato shprehen se ky nuk është emri i vërtetë me të cilin shqiptari njihet nga prokurorët e tjerë italianë pasi është akuzuar për disa vjedhje.

Shqiptari bashkë me tre bashkëpunëtorët e tij që janë ende në arrati kanë kryer disa vjedhje, por te tentativa për vjedhjen e shtëpive ku jeton Di Maria dhe sulmuesi tjetër i Juventusit, Dushan Vlahovic ata janë pikasur nga policia. Tre prej tyre hynë në oborrin e rezidencës ku jetojnë futbollistët dhe një tjetër i priti në makinë. Sapo kanë vërejtur praninë e policisë ata janë arratisur duke kaluar murin rrethues të rezidencës.

Policia duke qenë në vështirësi ka qëlluar ndaj tyre. Ata kanë arrestuar shqiptarin i cili në tentativë për t'u arratisur tentoi të hipte edhe në makinën e një kalimtari por iu desh të dorëzohej. Pas arrestimit të shqiptarit policia sekuestroi dhe makinën e përdorur në grabitje brenda së cilës u gjetën çanta, radio marrës, dy celularë, brava dyersh por dhe një armë që dyshohet t’i ketë rënë shoferit nga nxitimi për t’ia mbathur.

Banda ku ishte pjesëtar edhe shqiptari cilësohet si profesioniste e grabitjeve, ata e dinin se kë synonin dhe kishin zgjedhur një zonë të pasur të qytetit për punën e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit