“Punësoi” vëllezërit Beqiraj për të vrarë Hasanbelliun, ky është porositësi që iu premtoi 100 mijë €

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.10.2022, 16:09

Personi që shihni në foto është Ilirjan Feçi, i cili sipas dëshmisë së vëllezërve Indrit e Gentian Beqiraj, ka porositur vrasjen e Geron Hasanbelliut. Sipas dy vëllezërve, Feçi i kishte kontaktuar për të porositur vrasjen e Hasanbelliut për llogari të Kasandër Nogës.

Ata kanë dëshmuar se për vrasjen e Hasanbelliut, Feçi iu kishte premtuar 100 mijë euro. Por pasi dyshuan se Feçi i tradhtoi ata vendosën ta largonin atë e të komunikonin vetë me Nogën.

Emri i Ilirjan Feçit ka dalë edhe në dëshminë e Nuredin Dumanit. Ai ka treguar se me Feçin janë njohur në vitin 2010 kur ka vjedhur 8.3 kg flori në një argjendari në Elbasan.

Grabitja e parë që kam bërë ka qenë tek një argjendari në Elbasan, në fund të vitit 2010 fillim 2011. Ka qenë 8.3 kg flori si dhe 30 ora ose diçka më shumë. Kam pas njohje me një Ilir Feçi, ky kishte lidhje me disa persona nga Elbasani që ishin të kësaj fushe.Ilirin e kam njohur në 2010 nga një tregtar që shiste perde, unë në atë kohë isha më paterica.

Ilirjan Feçi ndodhet në burgun e Peqinit, pasi është arrestuar për tentativë vrasje të Alfred Gjokës në Lezhë, ndërsa është përfshirë edhe në aktivitete të tjera kriminale. Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi morën 20 mijë euro nga Robert Laci për të eliminuar 34-vjeçarin Alfred Gjoka. Atentati i dështuar u regjistrua më 17 gusht 2021.

Ilirian Feçi ka qenë i dënuar në Itali, për grabitje të bankave dhe trafikim të lëndëve narkotike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit