Disa mësimdhënësve nuk iu kanë dalë pagat

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.10.2022, 13:05

Disa mësimdhënësve nuk iu kanë dalë pagat, paralajmërohet grevë përsëri Malsor Bejta mësimdhënës në një prej shkollave profesionale në Kosovë, ka bërë një reagim publik në profilin e tij në “facebook” duke treguar se mësimdhënësve të gjashtë shkollave profesionale në nivel të Kosovës nuk iu është bërë pagesa e pagave.

Bejta ka thënë se një gjë e tillë është bërë pa kurrfarë sqarimi paraprak dhe fajin për këtë ia lë drejtoreshës së Agjencisë për Aftësim profesional, Fikirije Zyberi.

Ai tutje ka thënë se nëse deri të hënën nuk jepet sqarim për këtë çështje deri në orën 16:00 dhe nëse nuk i del paga e plotë atëherë do të bëjë përpjekje që kolektivi i mësimdhënësve të shkollave profesionale të futet përsëri në grevë.

“Lajmi i djeshëm për denjën e pagave është i pasaktë, këtë e mundësoi zj. Fikrije Zymberi, Drejtoreshe e Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve, e cila po vazhdon me u talle me mësimdhënësit e gjashtë shkollave profesionale në nivel vendi, duke na bërë ndalesa në page, pa na e dhëne asnjë sqarim paraprak!!! Nëse nuk na jepet një sqarim i cili ka baze ligjore, dhe nëse të hënën deri ne ora 16:00, nuk me del paga e plote, unë do bej ç’mos qe t’ paktën kolektivi ynë të futemi në grevë serish”, ka shkruar Bejta. Dje Thesari i Shtetit ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit pasi komunat kanë dërguar listat e tyre dhe janë pajtuar për kompensimin orëve të humbura. Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë propozuar që orët të kompenzohen gjatë ditëve të punës me nga një orë shtesë dhe jo të shtunave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit