Tik Toku i fut në sherr prizrenasit, rrihen keq në mes të rrugës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.10.2022, 10:20

Përdorimi i madh i TikTokut në Kosovë, siç duket po iu nxjerrë edhe telashe të rinjve, raste këto që shpesh kanë eskaluar në përleshje fizike.

Kështu ka ndodhur edhe të premten, në rrugën “Fadil Balaj” në Prizren.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një person është arrestuar nën dyshimet se ka rrahur një 22-vjeçar, pas një mosmarrëveshje në TikTok.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari E.L., 30-vjeçar fillimisht është kapur me viktimën në këtë rrjet social, ku kanë pasur një debat, që ka vazhduar më pas në rrugë.

Siç raporton gazeta Sinjali, dy palët janë rrahur me njëri-tjetrin në mes të rrugës, duke pësuar kështu edhe lëndime trupore.

Rasti është denoncuar në Polici nga disa dëshmitarë, gjë që ka aktivizuar njësitë policorë që të intervenojnë në vendin e ngjarjes.

Dy palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit 30-vjeçar është iniciuar rast për veprën “Lëndim i lehtë trupor”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit