Çernobili po ‘prodhon’ bretkosa mutante, amfibë të zinj zbulohen pas 36 vitesh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.10.2022, 00:57

Bretkosat e zeza mutante po rriten pranë termocentralit të Çernobilit, 36 vjet pas një prej katastrofave më të këqija bërthamore në historinë botërore.

Bretkosat duhet të jenë jeshile në ekosistemin ku jetojnë por shkencëtarët që punojnë pranë Çernobilit kanë gjetur bretkosa me pigmentim më të errët ose të zi.

Shkencëtarët mendojnë se lëkura më e errët e bretkosave të mutuara mund t'i ketë ndihmuar ato të mbijetojnë në zonën e përjashtimit, e cila sot kufizon aksesin në 10000 milje katrore rreth tokës zero.

Germán Orizaola, një studiues në Universitetin spanjoll të Oviedos, i cili ishte bashkëautor i studimit të ri thotë:

Ne po kërkonim për specie që kanë mbijetuar pranë termocentralit të dëmtuar dhe zbuluam shumë bretkosa që ishin të zeza. Ne e dimë se melanina është përgjegjëse për ngjyrën e errët ose të zezë në shumë organizma, duke përfshirë bretkosat. Në të njëjtën kohë, ne e dimë se melanina të mbron nga dëmtimet e shkaktuara nga lloje të ndryshme të rrezatimit, nga rrezet UV deri te rrezatimi jonizues, lloji i Çernobilit.

Studiuesit mblodhën më shumë se 200 bretkosa nga 12 pellgje të ndryshme mbarështimi me nivele të ndryshme rrezatimi. Ata zbuluan se bretkosat brenda zonës së përjashtimit ishin shumë më të errëta se ato jashtë saj. Ata zbuluan se bretkosat më të errëta kishin një shans më të mirë për të mbijetuar kur ndodhi fatkeqësia në vitin 1986, dhe ky është shkaku që ato janë shtuar deri më sot.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit