SBASHK: Orët nuk do t’i zëvendësojmë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.10.2022, 21:13

Skënder Gashi, anëtar i këshillit drejtues të SBASHK-ut, ka thënë orët e humbura gjatë muajit shtator për shkak të grevës nuk do të zëvendësohen.

Gashi thotë se vendimi i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, sipas tij, ka qenë i njëanshëm.

“Ministria e Arsimit Arbërie Nagavci ka nxjerrë një vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës, por ne do ta respektojmë kontratën kolektive, gjegjësisht nenin 34, të kontratës koletive të pikës 8, ku thuhet se orët mësimore gjatë grevës nuk zëvendësohen përveç nëse palët nënshkruese të kësaj kontrate arrijnë një marrëveshje të veçantë. Vendimi i zonjës Nagavci ka qenë vendim i njëanshëm, andaj ne orët nuk do t’i zëvendësojmë. Ne do ta respektojmë kontratën kolektive”, ka thënë Gashi në KlanKosova.

Ndryshe, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se pagat që u janë ekzekutuar sot mësimdhënësve janë paradhënie për muajin shtator.

Nagavci tha se po ashtu këto pagesa janë paradhënie për punën që do të bëjnë mësimdhënësit ditëve në vijim.

“Mjetet e paguara sot janë bërë si paradhënie për muajin shtator. Pra për punën që do të realizohet gjatë ditëve në vijim”.

Pagat për mësimdhënësit, ministrja e Arsimit zbardhë detajet e reja

“Humbjet kanë qenë të mëdha, komunat kanë miratuar listat dhe Ministria ka përpiluar planin për ndarjen me urgjencë të mjeteve” tha Nagavci.

Nagavci, mes tjerash, tha se mësimi i humbur do të kompenzohet me tetë të shtuna mësim me gjithsej dy të shtuna mësim në muaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit