Tiranë/ Kamera kap mat dy të rinjtë, mbushin çantën plot dhe ikin pa paguar nga marketi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.10.2022, 19:11

Dy të rinj janë kapur mat nga kamerat e një marketi pasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Zihni Sako” në kryeqytet.

Nga pamjet duket se si ata mbushin një çantë plot me produkte të ndryshme dhe largohen.

Sipas denoncuesëve, të rinjtë kanë marrë shumë produkte, përveç këtyre që janë kapur nga kamera.

Mësohet se djemtë janë pikasur nga stafi i marketit dhe sapo e kanë vënë re janë larguar me vrap. Nuk kuptohet ndërkohë se përse supermarketi nuk ka instaluar detektorë sinjalizues në dalje të tij, të cilët do të sillnin edhe uljen e rasteve të tilla.

Në vijim mesazhi i ardhur në redaksinë tonë:

Pershendetje Joq, nxirreni pak kete videon dhe nese e shef ky personi te kthehet brenda 24 oreve ti ktheje, dhe pervec ktyre ka marre dhe gjera te tjera. Sot ne oren 17:09 ne nje market rruga Zihni Sako, Tirane. I kapem dhe iken me vrap. Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit