SPAK-u bëhet për SPAK/ Kushëriri i Arben Krajës merr 670 MLN Lekë nga Rakip Suli

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.10.2022, 17:02

Prej disa javësh kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli po shpërndan lumë parash në lloj qokash me anë të tenderave të ndërtimit të rrugëve nëpër xhepat e klientëve të qeverisë.

Janë një numër i konsiderueshëm tenderash me vlera të frikshme miliardash lekë që po shpërdorohen nga Suli dhe këtij të fundit nuk i dridhet qërpiku.

Nëse në lajmet e mëparshme të denoncimeve të tenderave publikë është demaskuar figura e tij dhe shpërdorimi i fondeve publike, në këtë tender jo vetëm që Suli është për SPAK por edhe SPAK-u vetë! Sa keq që nuk ka kush ta hetojë pasi kreu Arben Kraja ka konflikt interesi në marrjen e tenderave për fisin.

Suli i ka dhënë një tender me vlerë 675 MLN LEKË pa TVSH kompanisë “ALBAVIA” shpk të kushëririt të Arben Krajës, Hasan Hafizit njëkohësisht bashkëshort i ish-deputetes së PS Mimoza Hafizit, dhe ortakut të tij Shkëlqim Rakipit.

Tenderi është shënjuar me flamur të kuq për skualifikimin e 11 operatorëve në garë dhe shpalljen fitues në mënyrë klienteliste kompaninë e Hafizit dhe Rakipit.

Si mund ta bëjë subjekt hetimi për shpërdorim fondesh publike dhe shkelje të procedurave të tenderit publik Kraja Rakip Sulin kur ky i fundit i jep një tender të majmë pa konkurrencë kushëririt të tij?!

Apo mos Hafizi është bileta për të shkuar tek Kraja për të ndarë paratë publike?!

Cilado qoftë arsyeja, Kraja është në konflikt interesi pasi para interesave të fisit nuk vë dot atë të ushtrimit të detyrave publike, pra vënien nën hetim të kryebashkiakëve të korruptuar të Rilindjes.

SHKËLQIM RAKIPI

Por jo vetëm Hafizi është ortak me lidhje mavi i kësaj kompanie. Edhe Shkëlqim Rakipi ka patur lidhje me Klodian Mërtirin e inceneratorëve pasi kanë qenë të dy ortakë në kompaninë “Eden” sha.

“ALBAVIA” shpk është përfshirë pak muaj më parë në një skadal që kaloi po ashtu i pahetuar. Hafizi dhe Rakipaj u shpallën fitues për tenderin e Lotit 2 të Unazës Lindore të Tiranës nga Evis Berberi i ARRSH me 9.4 MLN $, 2 MLN më shumë se oferta më e mirë.

Disa vite më parë tre persona të maskuar vodhën kasafortën me 300 Mijë $ brenda nga kompania e ndërtimit “Albavia” dhe e transportuan atë me dum-dum.

Sot zotëruesit e kësaj kompanie kanë humbur numrin e kartave të kredive të mbushura me paratë e taksa paguesve shqiptarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit