Turisti polak pëson aksident në Elbasan/ Banorët e zonës i vjedhin pjesët e makinës: Të lutem, mi ktheni!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07.10.2022, 14:03

Pak kohë më parë, JOQ ALBANIA postoi një video, ku një qytetar tregonte se si kamperit, që ishte në pronësi të disa italianevë i kishin vjedhur disa pjesë, banorët e një fshati në Berat. Kamperi kishte pësuar defekt dhe italianët e kishin lënë në një fshat, por banorët e kishin parë dhe kishin filluar që t'i vidhnin pjesët.

Pothuajse e njëjta situatë i ka ndodhur edhe një turisti nga Polonia. Ai është aksidentuar në fshatin Funar të Elbasanit dhe fatmirësisht ka shpëtuar, por makina e tij jo.

Pasi ka shpëtuar nga aksidenti, polaku e ka lënë makinën në humnerë dhe është larguar për t'u kthyer sërish, por më vonë ka gjetur që shumë pjesë të makinës së tij të aksidentuar ishin vjedhur. Vjedhja është bërë nga banorët e zonës.

Polaku kërkon që ato të mos shiten, por të kthehen sërish tek ai pasi janë të veçanta, të prodhuara nga një kompani polake. Gjithashtu, kërkon që të bllokohet edhe shitja e tyre.

Polaku shkruan:

Hello I am an offroad tourist from Poland and I came to Albania for a mountain trip, my car had an accident and we fell into the abyss. the car ëas in the mountains overnight and was robbed of a lot of private property and a lot of custom parts from the engine and suspension. The off-road group from tirana helped me a lot in extracting the car and noë I am asking you to share this post in order to block the sale of my stolen parts because I would like to recover them. The parts in my car are made by a Polish company and each has a logo. I really like it in your country and would like to come back here every year. Michal Jakubowski +355694819546.

Pershendetje, jam nje turist nga Polonia dhe erdha ne Shqiperi per nje udhetim malor, makina ime u aksidentua dhe rame ne humnere. Makina ka qëndruar në mal gjatë natës dhe i janë grabitur shumë pjesë nga motori, por jo vetëm. Për nxjerrjen e makinës më ka ndihmuar shumë grupi i fuoristradës nga Tirana dhe tani po ju lutem ta shpërndani këtë postim për të bllokuar shitjen e pjesëve të vjedhura sepse do të doja t'i merrja sërish. Pjesët në makinën time janë bërë nga një kompani polake dhe secila ka një logo. Më pëlqen shumë vendi juaj dhe do të doja të kthehesha këtu çdo vit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit