Eksperti rus: Putin dëshiron ta marrë botën me vete kur të vdesë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.10.2022, 13:39

Lufta Rusi-Ukrainë vijon ende, ndërsa predhat dhe sulmet ruse vazhdojnë të marrin jetë të ukrainasve, por edhe ushtarëve rusë.

Ndërkohë një ekspert rus ka deklaruar se Vladimir Putin dëshiron të marrë botën me vete kur të vdesë.

Valery Solovey, një ish-profesor në Institutin prestigjioz të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës e bëri këtë deklaratë para se Putin të festonte ditëlindjen e tij të 70-të të premten.

Bëhet e ditur se kishat ortodokse ruse janë urdhëruar të mbajnë shërbime të veçanta lutjesh për shëndetin e tij.

“Vendimi në parim për përdorimin ose demonstrimin e armëve bërthamore taktike është marrë,” tha Dr Solovey.

“Pyetja është se si, kur dhe ku. Nuk kam asnjë dyshim se do të përfundojmë në prag të vdekjes, por e di që do të jemi në gjendje të tërhiqemi. Ne do të jemi në gjendje ta kalojmë këtë’, u shpreh ish-profesori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit