Ukraina do organizojë orgji masive nëse Rusia i hedh bombë nukleare

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.10.2022, 13:30

Orgjitë janë një opsion tejet i njohur i listës së dëshirave të dikujt dhe përballë një fatkeqësie të mundshme bërthamore, duket se ka qenë në mendjen e shumë ukrainasve.

Tashmë, vendi i shkatërruar nga lufta ka filluar të organizojë një të tillë si përgjigje ndaj kërcënimit të vazhdueshëm bërthamor nga Rusia.

Mekanizmi humoristik i përballjes me kërcënimin e Rusisë u krijua në internet teksa pjesëmarrësve u tha të kryenin orgji në rast të një sulmi.

Orgjia do të ndodhë vetëm nëse Rusia vepron ndaj kërcënimeve të saj bërthamore.

E organizuar më 26 shtator, orgjia është planifikuar të zhvillohet në një kodër jashtë kryeqytetit të Kievit dhe më shumë se 15,000 njerëz do të marrin pjesë.

Ngjarja, e postuar në një grup në Telegram, titullohej: "Orgji në Shchekavystsa: Zyrtare".

Një grua vendase shpjegoi se ekzistenca e orgjisë është një pasqyrim i humorit të mirë dhe optimizmit të përgjithshëm të popullit ukrainas.

Ajo tha për Radion Evropa e Lirë: "Është e kundërta e dëshpërimit. Edhe në skenarin më të keq, njerëzit do të kërkojnë diçka të mirë. Ky është mega-optimizmi i ukrainasve."

Ndërkohë, një burrë tha se kjo tregonte se populli ukrainas do të transformojë edhe situatat më të zymta në diçka të mirë.

“Është një përpjekje për të treguar se sa më shumë të përpiqen të na trembin, aq më shumë do ta transformojmë atë në diçka tjetër”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit