Vazhdon kaosi në stadiume/ Gaz lotsjellës dhe plumba gome, raportohen të plagosur dhe viktima

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 07.10.2022, 13:14

Stadiumet në vende të ndryshme të globit po kthehen në arena lufte. Kësaj here, kaosi ka ndodhur në Argjentinë.

Kjo është ngjarja e dytë në vetëm pak ditë në futboll, pas asaj në Indonezi ku humbën jetën 129 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

Ndeshja e javës së 23-të në Superligë, mes Gimnasia dhe Boka Zhuniorsit është ndërprerë pas 9 minutash lojë, kur rezultati ishte ende i barabartë 0-0.

Deri tani janë raportuar 1 vdekur dhe dhjetra të plagosur. Një 57-vjeçar humbi jetën përshkak të atakut kardiak gjatë trazirave të krijuara nga një grup ultras, të cilët po tentonin të hynin me forcë në stadium pa biletë.

Nisur nga kjo situatë, policia është kundërpërgjigjur me përdorimin masiv të gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës.

Situata u përkeqësua më tej kur tifozët brenda stadiumit, përfshirë femra dhe fëmijë, në numër të madh u përpoqën të dilnin, por portat ishin bllokuar pikërisht për të penguar hyrjen e grupeve tifozëve që u ishin pa bileta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit