Shtëpia luksoze e modës Balenciaga po vijon ende me çudirat e saj, ndërsa është bashkuar me kompaninë e famshme amerikane Lay's për të krijuar një çantë të re që duket si një qese patatinash.
Marka spanjolle e modës bëri debutimin e saj në javën e modës në Paris, teksa çantat janë në ngjyra si çeset e patatinave të Lays, të verdhë, blu dhe të kuqe.
Kujtojmë se pak kohë më parë Balenciaga zbuloi një fushatë që promovonte një seri këpucësh shumë të vjetra.
Këpucët e shkatërruara u bënë virale në rrjet edhe për çmimin marramendës që ato shiteshin duke konsideruar sa “jashtëzakonisht të përdorura” ishin.
Pas kësaj shtëpia e modës lançoi çantat që ngjajnë si qese plehrash me vlerë 1470 paund, 1790 dollarë.
Më pas Balenciaga guxoi përsëri dhe nxorri në treg disa shapka si shishe që padyshim morën vëmendjen e njerëzve.
Tashmë po bën bujë për modelin e ri të çantave, si qese patatinash.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Qytetari nga Tirana
Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
Vajza nga Shkodra
Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
I moshuari invalid
I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
I riu guximtar
I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
Djali i pastrehë
Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
Dy vajza zemërgjera
Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.