Sot hapet qendra kulturore bullgare “Car Borisi III” në Ohër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.10.2022, 09:38

Pas “Ivan Mihajllov” në Manastir, Bullgaria sot do të hapë një tjetër klub kulturor me një emër kontrovers që lidhet me fashizmin “Car Borisi i III” me qendër në Ohër. “E Majta” njoftoi se organizon protestë kundër hapjes zyrtare të klubi të dytë kulturor bullgar. Shoqata themeluese e caktoi datën vetëm katër ditë para Ditës së Kryengritjes Popullore kundër pushtuesit fashist në Maqedoni dhe festës kombëtare të 11 tetorit. Klubi hapet pa opinion pozitiv nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa “E Majta” ka aplikuar si organizatore i protestës së sotme.

“Me datën 7 tetor (e premte) duke filluar nga ora 11:30 në rrugën “Makedonski Prosveitelite”, përballë qendrës tregtare Amam – Ohër, le të mobilizohemi dhe të shprehim nxitjen tonë antifashiste.

Për shkak të hapjes së shoqatës kontroverse me emrin e burrit shteti fashist, shërbëtorit të Hitlerit dhe luftëtarit kundër maqedonizmit “Car Boris III”, “E Majta” – Ohër thërret mbarë qytetarët në protestë kundër rrënimit të rendit kushtetues dhe shtetëror të Republikës së Maqedoni dhe kundër ndezjes së urrejtjes kombëtare!

Të ruajmë dinjitetin e kombit maqedonas dhe kujtimin e luftëtarëve antifashistë maqedonas dhe të mos lejojmë që të shkatërrohet integriteti i shtetit!”, kërkon “E Majta”.

OBRM-PDUKM e mbështeti protestën e sotme, por me deklarata më të butë.

Për Hristijan Mickoskin, liderin e OBRM-PDUKM-së, hapja e klubit të ri kulturor bullgar “Car Boris Treti” është provokim dhe bëri thirrje për protestë masive në Ohër. Mirëpo, kreu i opozitës u ka thënë qytetarëve që të protestojnë me dinjitet dhe qetësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit