Vdiq pasi u aksidentua mëngjesin e sotëm/ 44-vjeçari ish-lojtar i Teutës dhe kombëtares, para 5 vitesh u arrestua për prostitucion

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.10.2022, 09:36

Mëngjesin e sotëm një 44-vjeçar humbi kontrollin e mjetit në autostradën Tiranë-Durrës dhe doli nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, shoferi ndërroi jetë në vendin e ngjarjes për shkak të përplasjes që rezultoi fatale.

Viktima mësohet se është shtetasi Hektor Psatha 44-vjeç.

Ky i fundit ka qenë pjesë e futbollit të sallës, si lojtar i Teutës dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë, ku ka marrë pjesë në dy kampionate botërore.

Ndërkohë Psatha në vitin 2017 është arrestuar pasi shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt pagesës prej 50 euro dhe shpërndante drogë në lokalet e natës, kryesisht në zonën e Plazhit në qytetin e Durrësit.

I ndjeri ishte person me precedentë penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.

Policia po merret me zbardhjen e plotë të aksidentit të rëndë të regjistruar sot që i mori jetën ish-lojëtarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit