Algreta kërkon ndihmën tuaj! 10,000€ operacioni për kornenë e syrit! Mund të mbetet e verbër

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.10.2022, 08:15

Në redaksionë e JOQ Albania ka mbërritur një apel urgjent për ndihmë. Bëhet fjalë për Algretën, një e re e cila rrezikon të humbasë shikimin nëse nuk bën një operacion në kornenë e syrit me vlerë 10,000€.

Shuma e lartë e operacionit është e papërballueshme nga ajo dhe familja, kështu që ata kanë kërkuar ndihmën e shqiptarëve nëpërmjet GoFundMe.

“Unë jam Ornela dhe po mbledh fonde për kushërirën time Algreta, në mënyrë që ajo të kryejë operacionin e saj të transplantit të kornesë, e cila vlerësohet të jetë rreth 10000 £, duke përfshirë koston e operacionit dhe qëndrimit në spital. Nëse ajo nuk e bën këtë operacion, ajo mund të humbasë shikimin e saj”,-shkruan kushërira e saj Ornela në përshkrimin e postit.

Deri më tani për Algretën janë mbledhur rreth 2000€. Ajo u kërkon shqiotarëve të kontribuojnë me sa munden në mënyrë që të mos humbasë shikimin.

LINKU PËR NDIHMË:

https://www.gofundme.com/f/uke5g-corneal-transplant

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit