Telegram thirrje njerëzve: Mos përdorni WhatsApp, mund t’ju hakërojnë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.10.2022, 00:33

Themeluesi i Telegram thotë se hakerët 'mund të kenë akses të plotë' në telefonat e njerëzve nëse përdorin WhatsApp.

Pavel Durov, i cili themeloi faqet e rrjeteve sociale VK dhe Telegram, i ka paralajmëruar njerëzit që të mos përdorin WhatsApp, në pronësi të Meta.

Durov thotë se aplikacioni është në shënjestër të hakerëve dhe kështu përdoruesit duhet të përdorin 'çdo aplikacion mesazhesh' përveç WhatsApp. Sipas Durov siguria e WhatsApp-it lë shumë për të dëshiruar:

Në Telegram, Durov deklaroi:

Hakerët mund të kenë akses të plotë në gjithçka në telefonat e përdoruesve të WhatsApp. Kjo është e mundur përmes një problemi sigurie të zbuluar nga vetë WhatsApp javën e kaluar. Gjithçka që duhej të bënte një haker për të kontrolluar telefonin tuaj ishte t'ju dërgonte një video me qëllim të keq ose të fillonte një video-telefonatë me ju në WhatsApp.
Ju ndoshta po mendoni 'Por nëse kam përditësuae WhatsApp-in në versionin më të fundit, jam i sigurt, apo jo'? Jo në të vërtetë. Nuk ka rëndësi nëse jeni personi më i pasur në Tokë nëse keni WhatsApp të instaluar në telefonin tuaj, të gjitha të dhënat tuaja nga çdo aplikacion në pajisjen tuaj janë të aksesueshme.

Deklarata e Durov për çështjen e sigurisë së WhatsApp lidhet me një përditësim të bërë nga platforma javën e kaluar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit