Nga 200 deri në 1400€, Indrit Beqiraj tregon kujt i ka shitur armë në Durrës e jo vetëm

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.10.2022, 22:02

Para pak ditësh Indrit Beqiraj u mor peng teksa ishte duke udhëtuar me motor bashkë me vëllain e tij Gentianin. Shpëtimi i tij në kohë dhe arrestimi i të dyve solli zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale në vend por edhe porosive që ata kishin marrë e kryer.

Së fundmi në media është zbuluar dëshmia e Indrit Beqirajt, i cili ka treguar para policisë kujt i ka shitur armë në Durrës dhe jo vetëm. Tarifat për shitjen e pistoletave varionin më e lira nga 200 Euro deri në 1000 Euro. Njërën prej pistoletave me silenciator, ai tregon se ia ka shitur një kapteri në Tiranë.

Indrit Beqiraj: Nuk kam para nga ato që më janë dhënë. I kam harxhuar.

Pyetje: Rezulton se ke poseduar tre pistoleta të dhëna nga Kevin Zeneli si dhe ke blerë një pistoletë me paratë e dhëna nga Muli si dhe ke një armë automatik dhe lëndë plasëse tritol. I posedon këto armë dhe lëndën plasëse?

Indrit Beqiraj: Armën pistoletë Grand Power ia kam shitur 1000 Euro shtetasit G.SH., banues në Durrës në lagjen Nr.6, person i njohur prej meje prej vitesh dhe merret me tregti e shet rroba të përdorura, shitje e cila është bërë në periudhën e Vitit të Ri. Jam takuar me G. tek ish-fabrika e bukës dhe i thashë opsionin tim dhe ja kam çuar dhe i kam marrë 1.200.000 Lekë. Pistoletën Berreta PX4 ja kam shitur shtetasit A.L, për shumën 1400 Euro. Edhe këtë armë e kam shitur në këtë periudhë të fundit të vitit 2021 dhe me Armandin jam takuar në Durrës tek lokali i I.B., në lagjen Nr.17. Dy pistoletat e tjera atë që bleva nga Armandi dhe atë që më dha Kevi ja kam shitur një kapteri që nuk e njoh me emër por që ma ka prezantuar një djalë me emrin B. nga Babrruja, Tiranë, ku ja kam dhënë për 500 Euro dhe një Glock imitim plus tjetrën ja kam dhënë për 300 mijë Lekë dhe një Glock imitim. Këto dy Glocket i kam shitur një në Shijak shtetasit Kujtim Deliallisi për shumën 400 mijë Lekë dhe tjetrën ja kam dhënë Alban Hajdarit për shumën 200 Euro. Alban Hajdarit i kam dhënë dhe një Ekol të cilën ja kam marrë po shtetasit Armand Lame dhe pistoletën e sqaruar me sipër me silenciator. Shtetasin Kujtim Deliallisi e njihja më përpara sepse ka punuar me rroba të përdorura dhe ja kam ofruar unë pistoletën. Kujtim Deliallisit ja kam shitur pistoletën rreth periudhës Shkurt-Mars të këtij viti. Ndërsa Alban Hajdarin e kam njohur më parë pasi ka qenë kryetar shtabi i Partisë Demokratike në Durrës për lagjen Nr.10. Dua të them se dhe Albanit ja kam shitur armën po në fillim të Marsit të këtij viti, ndërsa pistoletën Ekol ja kam falur në Nëntor të vitit të kaluar. Pistoletën e parë që i kam falur ja kam dhënë brenda në makinën e tij tek lagjia Nr.10 ku i pranishëm ka qenë dhe vëllai im i cili quhet Gentian Beqiraj, ndërsa pistoletën e dytë ja kam shitur tek lokali i tij të cilin e kanë në Currila dhe quhet “Varka-Dean”. Automatikun dhe tritolin e dytë i kam të fshehura në banesë tek bodrumi i banesës të futura në dhe, të mbështjella me qese ku aty janë dhe 10 shufra tritol, fishekë e kapsolla elektrike pesë copë.

Pyetje: A keni dijeni për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin apo Qarkun e Durrësit?

Indrit Beqiraj: Nuk kam dijeni për ngjarje të tjera të ndodhura në Durrës apo në Qarkun e Durrësit.

Pyetje: I keni numër telefoni Kevin Zenelit apo Ilirian Feçit?

Indrit Beqiraj: Kevit i kam patur një numër të shkruar me emrin Klevi dhe Klevi Shoki. Ilirianit ja kam fshire pasi ka qenë këto kohë i arrestuar.

Pyetje: A keni leje nga organet kompetente për mbajte arme zjarri?

Indrit Beqiraj: Nuk kam leje nga organet kompetente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit