Historike/ Skuadra kosovare fiton ndaj gjigantëve turq në Conference League

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 06.10.2022, 21:46

Ballkani i Kosovës, i drejtuar nga Ilir Daja është duke jetuar një ëndërr në arenën Europiane.

Ekipi kosovar teksa mposhti mbrëmjen e sotme me rezultatin 3-4, turqit e Sivasporit, duke u ngjitur në kuotën e 4 pikëve në grup në Ligën e Konferencës.

Triumfi i sotëm ka mbushur arkat e kampionëve të Kosovës, të cilëve për këtë fitore iu takojnë plot 500 mijë euro.

Në total në këto 3 ndeshje Ballkani ka arritur të arkëtojë 666 mijë euro, pas 1 barazimi dhe 1 fitore.

Kujtojmë që barazimi në grupet e Ligën e Konferencës shpërblehet me 166 mijë euro, ndërsa fitorja me 500 mijë euro.

Skuadra e Ilir Dajës, edhe ndeshjen e ardhshme e luan ndaj Sivasporit, kësaj here në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit