Vdekja e 55-vjeçarit në burgun e Shënkollit, pas drekës iu përkeqësua gjendja shëndetësore

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.10.2022, 18:46

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen tragjike të 55-vjeçarit Azem Dauti në burgun e Shënkollit në Lezhë.

Mësohet se 55-vjeçari ka qenë i akuzuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Më herët, 55-vjeçari kishte vuajtur dënimin në burgun e Zaharisë. Prej vitesh ai vuante nga disa sëmundje dhe trajtohej me kurë mjekësore.

Sot rreth orës 15.06 minuta, pasi ka konsumuar vaktin e drekës, ai është konstatuar në gjendje shumë të rëndë dhe pa shenja jete nga stafi mjekësor i burgut.

Menjëherë pas kësaj ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës. Por fatkeqësisht sapo ka mbërritur në spital është shpallur i vdekur. Sipas mjekëve 55-vjeçari ka vdekur nga Insufiçienca kardio- pulmonare akute me probabilitet infarkt akut miokardi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit