Qeveria: Parimi pagë për punë do të respektohet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.10.2022, 13:59

Mësimdhënësve nuk iu ka dalë paga e muajit shtator për shkak të grevës pesëjavore në arsim. Mirëpo, paga kanë marrë të gjithë punëtorët e administratave komunale ani se edhe ata ishin pjesë e grevës në sektorin publik.

Por, pse është bërë një diferencim i tillë?

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha për klankosova,se për dallim nga punëtorët e arsimit për ata të administratës nuk ka pasur informacione të plota se kush ka grevuar e kush jo.

Ai thotë se parimi pagë për punë do të respektohet dhe kjo do të trajtohet nga auditori.

“Për dallim nga punëtorët e arsimit, për punëtorët në administratës publike ne nuk kemi pasur informata të plota se kush ka grevuar dhe jo, meqë greva aty nuk ka qenë homogjene. Megjithatë, kjo çështje do të trajtohet nga auditori. Parimi pagë për punë do të respektohet”.

Mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit ka shkaktuar shumë reagime nga SBAShK-u, shoqëria civile e opozita, e madje kanë reaguar edhe disa deputetë nga pozita. Sot për këtë çështje ka folur edhe Këshilli i Prindërve të cilët kanë thënë se pa u paguar mësimdhënësit nuk ka kuptim kalendari i ri shkollor, e aq më pak kompensimi i orëve të humbura gjatë grevës.

Ministri i Financave Hekuran Murati, duke u thirrur në Ligjin për Grevat, vazhdon të insistojë se kush punon edhe duhet të paguhet.

“Çka do që thotë ligji dhe ligji thotë se kush punon duhet të paguhet dhe patjetër që duhet ta respektojmë këtë obligim ligjor”, ka deklaruar

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit