Vdekja e Shahe Likës në Kamëz/ Familjarët e viktimës: E ka vrarë burri i cili fshehu rrethanat e ngjarjes

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.10.2022, 10:22

Në zonën e Frutikulturës, Kamëz më datë 4 shtator të këtij viti, 55 vjeçarja Shahe Lika u gjet pa shenja jete në banesë.

Burri i viktimës, Shefqet Lika, 56 vjeç, në polici e denoncoi si një vetëvrasje, por vëllezërit e të ndjerës dhe familjarët e saj akuzuan Shefqetin si autor i vdekjes së Shahes.

Sipas një postimi të gazetares, Anila Hoxha, fqinjët kanë treguar se prej kohësh mes tyre kishte pasur konflikte mes çiftit.

Mësohet se debatet dhe boshllëku në marrëdhënien e tyre kishte ndodhur pasi fëmijët e tyre ishin larguar drejt Anglisë.

Servet Bytyçi, vëllai i Shahe Likës ka treguar se që në momentin që mori lajmin, kishte dyshuar për një krim të kryer dhe jo një vetëvrasje.

Postimi i plotë nga gazetarja, Anila Hoxha:

Në rininë e saj kishte qenë mësuese midis fshatrave Novoselë – Shishtavec/ Kukës. Por kur në 1995 u zhvendosën nga fshati I saj I lindjes për një jetë më të mirë , kryefamiljari I diktoi se nuk duhet të dilte më nga shtëpia, se ai ishte burri dhe se duhet të behej ashtu sic urdheroi. Ashtu ndodhi.

Me këtë rol të imponuar, jo shumë larg nga kryeqyteti shqiptar cifti u vendos në Kamëz me fëmijët për të jetuar pothuajse dy dekada në një realitet të ri, tek I cili modelet kacafyten , dhe e vjetra me të renë kundërshtojnë njëra -tjetrën, shpesh nuk përshtaten dhe sidomos nuk bashkëjetojnë. Gjithsej 33 vjet martesë, herë të lumtur dhe herë të thyer . Me kalimin e kohës fëmijët u rriten, dhe sic pritej emigruan në Angli , Itali e Gjermani. Cifti mbeti vetëm, për të dy erdhi ora që të mbetur me njëri tjetrin, por pa njëri tjetrin. Me një boshllëk midis tyre që gjatë viteve ishte zgjeruar dhe kishte marrë një përmasë të tillë që I pat larguar akoma më tej. Distanca ishte bërë e pamatshme. Kishin patur gjatë martesës shpërthime dhune dhe familjet si paqeruajtës I kishin balancuar vazhdimisht mardhëniet, ndonjëherë duke predikuar durim e ndonjëherë duke ua tërhequr veshin.

Por mbërrinte një pikë që komunikimi mbyllej me dhunë, ai ngrinte dorën dhe e vinte poshte, ajo për një mijë arsye që I dinte vetëm ajo nuk e mendoi asnjëherë divorcin. Qëndroi.. dhe këtë hendek mes bashkëshortit që ndërkohë iu dha I tëri alkolit, ajo mbas fëmijëve që u larguan, gjeti një tjetër arsye. Ju përkushtua me dashuri nënës së tij. Ishte e vetmja që u kthye në një urë mes të dyve. Një humnerë e frikshme për tu mbushur, që ishte transformuar në një tokë të rrëshqitshme për të dy .

Ajo u dha mbas luleve , I shiste poshtë shtëpisë private me një buzeqeshje që ishte po aq shpërthyese sa edhe lulet që celnin. Ai pijes që po e tërhiqte si një magnet deri aty sa përpos saj po jepte shenja se po humbiste edhe fëmijët.

Ishte duar artë – thotë I vëllai Sami bytyci. Me një zë të ndrojtur burri nga Kukësi pret jashtë dyerve të gjykatës së apelit nëse ish kunati do ta lërë burgun apo jo. Akuza ndaj të dyshuarit, I ngjan e paarsyeshme. Nuk tregoi që gruaja u vetvra. Ai e njoftoi si një vdekje natyrale, që megjithëse plot me kundërthënie nuk bëri askënd që të dyshojë përpos familjes së prindërve të gruas

“Ajo pëlqente lulet, ai merrte paret nga lulet që ajo shiste. Motra ankohej me buzëqeshje. Më thoshte o vëlla kam këtë hall dhe e thoshte duke qeshur, më ka rrahur tregonte. I thosha kunatit lëre alkolin se do kesh pasoja, do mbetesh pa shtëpi e pa fëmijë e pa grua. Nuk e kam besuar që do ndodhte deri në këtë masë”. Bytyci flet për vrasje, akuzon dhe kujton duke u kthyer ndër vite megjithëse sdi të shpjegojë se si në 33 vjet asnjë prej tyre nuk I zgjati dorën Shahes. Provat flasin për një cështje të thjeshte sipas prokurorisë së Tiranës, një histori familjare që rreket midis mos kallzimit dhe fshehjes së të vërtetës. Akuza është e bindur se Servet Lika për motivet që I di vetëm ai, mbasi e gjeti të shoqen të vetvarur, e zgjidhi nga trarët, njoftoi motrat e tij, pati kohë që për mortin të njoftojë të gjithë të afërmit dhe të fundit familjen e gruas. Kur vëllezërit e Shahes u vunë në dijeni për vdekjen e papritur, ata menjëherë dyshuan. Madje më shpejt erdh dyshimi se lotët

Servet Bytyci kujton:

“Në orën 2 e gjysëm u thashë kushërinjve kujdes, do shkojmë vetëm ne burrat, pa gratë, se kjo nuk është vdekje natyrale. Nga se I erdhi vdekja motrës e pyeta , më tha .. ja ishim duke pirë kafe dhe I thashë hajde Shahe pi kafe, nuk pranoi. Iku në shtëpi. Pas pesë minutash e gjeta duke u dridhur dhe u mundova ti japë ndihmë, por ajo vdiq. I thashë , po të pyes për herë të fundit nga se I erdhi vdekja motrës, se ne duhet ta dimë nëse I erdhi nga Zoti apo nga robi”- ripersërit vëllai në prag të të dyzetave.

Familja e Shahes së luleve, gruas që qepte rroba e lulëzonte duke buzëqeshur , ka disa arsye përse dyshon. Gruaja u pat larguar në qershor të këtij viti mbas një episodi të dhunshëm që I pat vënë kapakun cdo gjëje. Kishte tentuar të shkëputej pa drama e zhurmë edhe herë të tjera , dhe në fund iku prej të shoqit pa divorc dhe pa denoncim në polici. Megjithë këto ndodhi ajo deshi ti ruajë fytyrën të shoqit që mos ta arrestonin. Ajo e di se përse.

Nga qershori deri në gusht ajo qëndroi tek të afërmit. “Deshi një largim të butë dhe jo të egër- e shpjegon I vëllai. Por njeriu për të cilin ajo nuk arriti tja zbusë zemrën, babai I fëmijëve ja përdori pikën më të dobët që ajo kishte, shpirtin dhe dhembshurinë. “Më 28 gusht ai telefonon vajzën dhe I thotë thuaji mamit të kthehet se po më vdes nëna e të jetë këtu” thotë një tjetër I afërm I Shahes. Gruaja nuk u mendua gjatë , u kthye, për një tjetër grua, nënën e burrit të saj. Ose edhe per te shoqin , per ti qendruar prane ne ato caste te veshtira. Kushedi. E mori këtë vendim, ndoshta pa e ditur se kater dite me vone ajo do vdiste. U kthye atje , ne shtepine nga iku vrullshem, e pas këtij vendimi jetoi vetëm katër ditë.

Shkresat e prokurorisë tregojnë se ajo është vetvrarë. Të afërmit e familjes ku ajo qe vajzë këmbëngulin se trupi I saj qe plot me shenja dhune dhe ata janë të bindur për një krim. Një dëshmitar thotë se nuk egziston mundësia që Shahe ti ketë dhënë fund jetës, aq më tepër me një shall. Një tjetër aludon se vendi ku pretendohet që u vetvar Shahja ishte ende me pluhur, e që tregon se as koha se ka trazuar pluhurin. Një tjetër se dëgjoi britma dhe lutje për ndihmë. Ishte zri i Shahes – peshpertit- por mbase nuk e kam degjuar mire shton.

Ne kete tymnaje , burri I saj Shefqet Lika , mosha 56 vjec që gjendet në burg e di se cfarë ka ndodhur. Ai.

Mbase, por jo mbase, E sigurte qe edhe fqinjët kane qenë dëshmitarët dhe rrëfyesit e një vdekjeje dhe te nje morti qe kish kohe qe pat rene ne ate familje, permes dhunes, permes mos respektit, permes urrejtjes.

Të vërtetën e di edhe Shahe Lika 54 vjece.

Por ajo nuk mund të flasë, mbasi ka vdekur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit