Britanikët të shqetësuar: Burgjet po mbushen me kriminelë shqiptarë, kosto e madhe për ne

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.10.2022, 20:02

Që nga fillimi i vitit e deri më tani, më shumë se 33,000 migrantë të paligjshëm kanë kaluar Kanalin Anglez.

Sipas mediave angleze kostoja për tatimpaguesit britanik është tepër e madhe. Llogaritjet e fundit vlerësojnë se çmimi i strehimit të këtyre emigrantëve të paligjshëm në hotele me ushqim të plotë është 1.3 miliardë paund në vit, me akomodimin për person që kushton 4,300 £. Këto shifra u llogaritën në fillim të këtij viti përpara se 28,000 emigrantë të tjerë të mbërrinin nga Franca.

Express.Uk thotë se këto para janë shumë të nevojshme por që iu mohohen shërbimeve shëndetësore dhe sociale.

Patrullat franceze kanë arritur të ndalojnë gjysmën e emigrantëve që përpiqen të kalojnë por sipas britanikëve bandat e kontrabandës shqiptare janë më dinake se rrjetet rivale irakiane dhe kurde. Me çmimin e një kalimi për kokë 4,000 euro (3,482 £) dhe 40 njerëz në çdo varkë, trafikantët fitojnë 139,280 £ për udhëtim, duke e bërë këtë “biznes” edhe më fitimprurës se kontrabanda e drogës.

Vitin e kaluar në burgjet britanike ishin 1500 shqiptarë, përqindja më e madhe e shtetasve të huaj. Deri në 60 përqind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë Kanalin janë nga Shqipëria, një vend jo i shkatërruar nga lufta apo uria. Sipas britanikëve kjo gjë duhet ndaluar sa më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit