Për 6 muaj, 195 milionë euro për blerje online

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.10.2022, 15:30

Shtetasit e RMV-së shpenzuan pothuajse 195 milionë euro në 6 muajt e parë në dyqanet vendore online, që paraqet 70 për qind të vlerës totale të transaksioneve online. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2022, qytetarët kanë blerë kryesisht nga e-dyqanet vendase, por ritmi i rritjes krahasuar me dy vitet e fundit është më pak intensiv. Rritja më e realizuar prej 169 për qind në gjysmën e parë të vitit 2020 dhe 83 për qind në vitin 2021, gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2022 qytetarët me karta vendore në e-dyqanet vendore shpenzuan gati 195 milionë euro online, që paraqet një rritje prej 22 për qind në krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, sqaron Asociacioni për tregti elektronike të Maqedonisë.

Numri i transaksioneve që qytetarët kanë bërë me e-tregtarët vendorë është 6,1 milionë dhe paraqet rritje prej 15 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kështu që vlera e transaksionit mesatar, prej 32 euro, rritet edhe për personat fizik – 30 euro, kurse për personat juridik 37 euro. Me karta të huaja për e-tregtëti vendas në gjysmën e parë të vitit 2022 janë realizuar gati 11 milionë euro, pra 43 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në 292 mijë transaksione. Mesatarja e transaksionit të të huajve me dyqanet online vendase arrin në 37.7 euro.

“Nuk është dekurajuese që rritja është dukshëm më e ulët në krahasim me dy vitet e mëparshme. Është pozitive që vlera me kartat vendase për e-tregtëti vendas ende dominon strukturën me 70 për qind. Rritja dhe zhvillimi i e-tregëtisë është në interes të të gjithëve dhe në interes të zhvillimit të ekonomisë vendase dhe për të krijuar politika dhe ndryshime të përshtatshme është e nevojshme të merren vendime që do të bazohen në të dhëna të sakta dhe cilësore”, thotë Nina Angelovska, kryetare e ATEM, raporton Flaka.

Qytetarët tanë jashtë vendit në gjashtë muajt e parë të vitit kanë realizuar transaksione në vlerë prej 71 milionë euro, që paraqet rritje prej 66 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Në të njëjtën kohë, personat juridikë kanë një rritje më të madhe të vlerës së transaksioneve online, ose gati 70 për qind krahasuar me një vit më parë. Kjo rrit pjesëmarrjen e personave juridikë në totalin e transaksioneve në pothuajse 32 për qind. Numri i transaksioneve të bëra nga qytetarët jashtë vendit është 1,7 milionë dhe është në rritje për 31 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Mesatarja e transaksionit është 40.1 euro, për personat fizikë 31.3 euro dhe për personat juridikë 118.3 euro.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, vlera totale e transaksioneve online të kryera në vend nga qytetarët tanë dhe të huaj dhe jashtë vendit nga qytetarët tanë, arrin në gati 277 milionë euro, që paraqet një rritje prej 31,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Që nga 30 qershori 2022, në Maqedoni janë aktive 1762 pika të shitjes virtuale ose online.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit