Qeveria nuk u jep paga as mësueseve që janë në pushim lehonie

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.10.2022, 11:50

Parimi ‘pagë për punë’ vlen edhe për mësueset lehona, dhe mësimdhënësit tjerë që për arsye të ndryshme janë me pushime mjekësore.

Një mësuese nga Ferizaj e cila ka lindur para dy javësh, nuk e ka marrë pagën që i takon si nënë lehonë, sipas Ligjit.

Ajo ka zbuluar për Gazetën Insajderi se pavarësisht që nuk ka grevuar bashkë me kolegët e saj për shkak të shtatzënisë, ende nuk e ka marrë rrogën.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar qëndrimin e ekzekutivit kundër ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit grevistë.

“Parimi ‘pagë për punë’ do të respektohet. Mësimdhënësit që kanë mbajtur mësim do të kompenzohen”, tha Kryeziu të martën, kur ka shpërndarë shkrimin e Arbërie Nagavcit, ministres së Arsimit, pikërisht për këtë çështje.

Por, pagat nuk kanë dalë as për mësuesit që për arsye të ndryshme janë në pushim, ndonëse ministrja e Arsimit ka njoftuar se pagat janë realizuar për ata që i kanë pasë të dhënat.

“Ndonëse komunat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, janë punëdhënëse dhe e kanë obligim të raportojnë çdo muaj në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, një gjë të tillë nuk e kanë bërë. Me kërkesë të ministrit të financave, Hekuran Murati, i kemi dërguar ato të dhëna që i kemi pasur të inspektorëve dhe zyrtarëve të MASHTI nga vizitat gjatë muajit shtator, në shkolla e çerdhe, me qëllim të realizimit të pagave për ta”, ka shkruar Arbërie Nagavci.

Mësuesit pa paga, minstrja e Arsimit tregon nëse do të ekzekutohen ato

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka thënë dje se nëse nuk procedohen pagat deri me 5 tetor, mund të kthehen sërish në grevë.

Ai tha se vendimin e Qeverisë për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevistë e cilësojnë si dëshirë të kësaj të fundit për vazhdimin e grevave dhe konflikteve.

Nëse pagat nuk dalin, SBASHK do ta merr këtë vendim

E para e ministrisë, Nagavci, ka bërë të ditur se tashmë ministria që ajo drejton ka marrë vendim për kompensimin e orëve mësimore të humbura gjatë grevës së SBASHK-ut.

Në kuadër të këtij vendimi, MASHTI i ka bërë edhe një propozim Ministrisë së Financave lidhur me çështjen e pagave për mësimdhënësit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit