Historia horror e homoseksualit që bënte seks me meshkuj dhe më pas u hante zemrën

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.10.2022, 11:34

Seriali “Monster” i Ryan Murphy, (Historia e Jeffrey Dahmer) ka arritur pothuajse 300 milionë orë shikime, duke u bërë zyrtarisht një nga shfaqjet më të shikuara të Netflix.

Historia e jetës se homoseksualit, se si i joshte viktimat e tij, pasi kryente seks me ta dhe më pas u hante zemrën ka thyer rekorde.

Vetëm 12 ditë pas publikimit, seriali që përshkruan jetën e kanibalit famëkeq të Milwaukee ka grumbulluar 299.84 milionë orë shikime.

Kjo e ka bërë atë serinë e 9-të televizive angleze më të ndjekur të të gjitha kohërave, sipas Indie Wire.

Sipas gazetës, seriali është gjithashtu seriali i dytë më i shikuar në gjuhën angleze brenda një jave nga publikimi i tij, duke u renditur menjëherë pas sezonit të katërt të Stranger Things, i cili shënoi 335.01 milionë orë shikime nga 30 maji deri më 5 qershor.

Në javën e dytë, shfaqja ishte shumë përpara serialit të dytë më të ndjekur të platformës së transmetimit, Dinasty: Sezoni 5, i cili kapi mbi 44.61 milionë orë të shikuara nga 26 shtatori deri më 2 tetor.

Seriali mbi homoseksualin Dahmer zhytet në jetën dhe zbavitjen e vrasësit serial famëkeq, i cili vrau më shumë se 6 persona gjatë 13 viteve.

Menjëherë pas debutimit të serialit, Netflix lëshoi ​​​​një paralajmërim duke u kërkuar shikuesve të kishin kujdes për shëndetin e tyre mendor pasi disa nuk mund ta përjetonin mirë episodin e parë.

Një person shkroi në Twitter: “Me të vërtetë jeni rreshtuar të gjithë para ekranit për serialin e Jeffrey Dahmer? Pashë 3-5 minutat e para të episodit të parë dhe menjëherë JO.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit