U vonua të kthehet në shtëpi, e mitura gënjen: U dhunova nga dy persona

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.10.2022, 10:25

Në fshatin Batush të Gjakovës, një 14-vjeçare ka deklaruar se është dhunuar seksualisht nga dy persona.

Sipas gazetës Sinjali, e mitura ka deklaruar se në pikë të ditës dy persona të maskuar e kanë rrëmbyer dhe e kanë dërguar me veturë në një vend të panjohur, ku sipas saj është keqtrajtuar seksualisht.

Në kuadër të veprimeve hetimore, 14-vjeçarja është dërguar për ekzaminim mjekësor në spital, ku është konstatuar se e njëjta nuk është dhunuar seksualisht.

Pas kësaj, ajo ka rrëfyer në Polici se gjithë ngjarjen e ka trilluar nga frika se familjarët do ta qortonin që ishte vonuar të kthehej në shtëpi. E njëjta ka bërë të ditur se me vetdëshirë ka shkuar në një motel në Gjakovë, mirëpo nuk ka kryer marrëdhënie seksuale, ndërsa ka thënë se kontaktin e parë intim e ka pasur në muajin qershor.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, teksa me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Dhunim’.

Ndryshe brenda 24 orëve në Gjakovë janë iniciuar dy raste të dhunimit, e ku viktima janë vajzat nën moshën 18-vjeçare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit