Flamur Noka: Jam vetë dëshmitar! Lul Basha u rrinte oligarkëve pas dere të mbushte thesin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.10.2022, 10:00

Në një intervistë në media, deputeti i PD Flamur Noka ka hedhur akuza të forta kundër Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit.

Ai e ka akuzuar ish-kreun e PD si të lidhur me oligarkët. Noka ka thënë se ata bënin sikur i sulmonin, por në fakt rrinin pas derës së tyre me dorën shtrirë për të mbushur thesin.

Ndër të tjera thotë se ai ka qenë vetë dëshmitar kur kjo ka ndodhur…

Mul Noka thotë se me ardhjen e Sali Berishës në krye të PD, partia ka sulmuar çdo aferë korruptive. Ai thotë se nuk ka oligark që nuk është sulmuar që kur kjo ka ndodhur.

“Ata oligarkë që ti mendon se i sulmon Gaz Bardhi, jam unë dëshmitar që u rrinte mbas dere me Lulzim Bashën, me dorën shtrirë për të mbushur thesin.

A doje të ta them unë? Ke parë një aferë, që kur u ul në atë karrige Sali Berisha, oligark apo jo oligark, që të mos jetë sulmuar dhe të jetë në qendër të sulmeve të opozitës?

Që nga data 25 mars, që Sali Berisha ka hyrë në atë seli dhe u bë kryetar partie në këto 4 muaj, që është bërë një aferë dhe është sulmuar ajo aferë dhe është sulmuar nga të tjerë përveçse nga Sali Berisha? Nuk është heshtur”,-u shpreh ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit