Paralajmërohet rritja e çmimit të birrës dhe pijeve energjike

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.10.2022, 09:16

Inflacioni është bërë thuajse i papërballueshëm për xhepat e qytetarëve shqiptarë dhe rritja e çmimeve e produkteve të konsumit do të vazhdojë deri në një pikë të papërcaktuar.

Kjo rritje e çmimeve momentalisht është bërë e pandalshme dhe nuk i ka shpëtuar asnjë kategori produkti konsumi. Distributorët e produkteve ushqimore kanë paralajmëruar një tjetër rritje çmimesh për pijet alkoolike dhe ato energjike e freskuese në vend.

Birra dhe pijet freskuese do të pësojnë një rritje me 20-30%. Kjo për shkak të shtrenjtimit të sheqerit dhe rritjes së çmimit të energjisë për prodhimin e tyre, duke përmendur këtu edhe kostot e larta të furnizimeve të importit.

Kroasantët e paketuar të importuar nga vendet jashtë janë një nga produktet që kanë pësuar rritje me 20-40 lekë në supermarketet e vendit. Para krizës kjo rritje ishte mbi 50% ndërsa deri në pak ditë më parë 28.5% krahasuar me periudhën para krizës.

Distributorët thonë se rritja e çmimeve do të vazhdojë. Kjo ka ndikuar negativisht duke sjellë ulje të konsumit.

42% e të ardhurave të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime dhe pije jooalkolike, përqindja më e lartë më rajon dhe Europë (INSTAT 2019).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit