Për t’u vlerësuar! Qytetarja nga Shkodra dhuron proteza dhe 3 palë këpucë ortopedike për fëmijë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.10.2022, 21:40

Në JOQ ALBANIA shqiptarët brenda dhe jashtë vendit nuk shkruajnë vetëm për të denoncuar skandalet, padrejtësitë me të cilat përballen por edhe për të treguar se sa zemër të madhe kanë.

Një qytetare nga Shkodra ka kontaktuar me redaksinë tonë për një akt bujarie tepër të vlefshëm. Qytetarja ka vendosur të dhurojë proteza për fëmijë nga numri 20 deri në 30.

Përveç kësaj ajo ka vendosur të dhurojë edhe tre palë këpucë ortopedike për t’u veshur sipër protezave. Këpucët ortopedike janë numër 22, 24 dhe 26.

Kushdo që është i interesuar dhe ka vërtetë nevojë për këto proteza dhe këpucë ortopedike, mund të kontaktojë qytetaren në e-mailin e mëposhtëm.

Shpresojmë që akti i saj i bujarisë të vlejë dhe të ndihmojë ata që kanë nevojë.

Mesazhi i qytetares:

Pershendetje joq, dhurojmë keto ortezat per femije nga numri 20 deri në 30 + tre pale kepuce ortopedike per tu veshur siper ortezave. Kepucet ortopedike jane 22 24 dhe 26. Vendndodhja Ne Shkoder. Kontakt email
[email protected]

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit