Miratohet reforma për karikues universalë të pajisjeve teknologjike

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.10.2022, 16:32

Në BE deri në vitin 2024 do të ekzistojë një pajisje e njëjtë për mbushje të baterive të telefonave, tabletëve dhe kamerave. Parlamenti Evropian ka votuar të martën në të mirë të këtij ndryshimi, me 602 vota për dhe vetëm 13 vota kundër.

Sipas REL, kompania amerikane Apple pritet të preket më së shumti nga ky vendim, pasi nënkupton që ajo duhet të ndryshojë portën e mbushjes së baterive të pajisjeve të saj. Votimi i së martës konfirmon një marrëveshje të mëparshme në mes të institucioneve të bllokut evropian që të ekzistojë vetëm një pajisje universale, sipas standardeve të BE-së.

Ndër kompanitë më të mëdha teknologjike: Apple, Samsung dhe Huawei, nuk e kanë komentuar ende këtë vendim. Apple ka paralajmëruar në të kaluarën se propozimi i BE-së mund të dëmtojë inovacionin dhe të krijojë një mal të mbetjeve elektronike. Ky ndryshim është diskutuar me vite, dhe është nxitur nga ankesat e përdoruesve të pajisjeve të prodhuara nga Apple dhe Samsung, të cilët është dashur të përdorin mbushës të ndryshëm për pajisjet e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit