Krahasoi Kosovën me Krimenë, Elon Musk nxit reagime të ashpra

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.10.2022, 15:47

Miliarderi amerikan, Elon Musk në një postim të bërë në Twitter, ku tërhoqi një paralele mes shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe çështjes së aneksimit të rajoneve ukrainase nga Rusia.

Musk kërkoi që përmes sondazhit banorët e Krimesë dhe rajoneve tjera të aneksuara nga Rusia, të shprehin vullnetin dhe të deklarohen nëse duan të mbeten me Rusinë apo Ukrainën.

Sipas tij, nëse janë për qëndrim në Ukrainë, Rusia duhet të largohet, e kjo mjaftoi që shumë ukrainas t’i reagojnë ashpër duke filluar nga presidenti Volodymyr Zelensky, i cili me një dozë ironie filloi një sondazh me të cilin kërkonte nga përdoruesit e Twitter të votojnë se kush e do Elon Muskun që e mbështet Ukrainën, dhe kush “tjetrin Musk” që mbështet Rusinë. Ndërkohë ngritja e paraleles mes Kosovës dhe aneksimit të rajoneve ukrainase nga Rusia ka nxitur reagime të ashpra nga figura të shumta politike në Kosovë.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku pyeti nëse Musk e kishte seriozisht. “Seriozisht, ti je i dehur”, ka shkruar Çitaku.

Reagim ka pasur edhe nga ish-kryediplomati Enver Hoxhaj i cili tha se Musk duhet të informohet më shumë nëse do ta kuptojë mirë Kosovë dhe Ukrainën. Ish-ministrja e MPJ-së, Meliza Haradinaj e ka quajtur Elon Musk, ambasador të vetëshpallur të Rusisë në Twitter. “Zonja dhe zotërinj, Elon Musk – ambasadori i vetëshpallur i Rusisë në Twitter”, ka shkruar Haradinaj. Ndërkohë ish-ambasadori i Kosovës në Londër dhe Holandë, Lirim Greiçevci ka thënë se rruga e Kosovës drejt pavarësisë ishte krejtësisht e ndryshme. Ndaj postimit të miliarderit Musk ka reaguar edhe holandezi i cili tash e disa vite jeton në Kosovë, Stefan van Dijk. Ai është shprehur i habitur nga postimi i Musk, derisa ka pyetur se mos është hakuar llogaria e tij nga ana e Rusisë. Kryeshefi i Fondacionit të Mileniumit të Kosovë, Petrit Selimi u shpreh se e vlerëson vëmendjen që i dha Kosovës, Elon Musk. Përveq kritikave serioze, pati edhe nga të tilla e konsideruan si një marketing të mirë për Kosovën, positimin e Musk. Shpend Lila nga ICK falënderoj Musk për promovimin që i bëri Kosovës. “Faleminderit për promovimin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Lila.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit