Jasharaj: Nëse nuk dalin pagat deri më 5 tetor, kthehemi në grevë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.10.2022, 13:05

Qeveria e Kosovës nuk i ka procesuar pagat për muajin shtator për mësimdhënësit të cilët kanë qenë pjesë e grevës së SBASHK-ut.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, (SBAShK), Rrahman Jasharaj tha për Telegrafin se nëse nuk procedohen pagat deri më 5 tetor, mund të kthehemi sërish në grevë.

Ndërkaq, veprimin e Qeverisë e ka quajtur “thikë pas shpine”.

“Ne e cilësuam këtë gjë si thikë pas shpine të Qeverisë Kurti, teksa e menduam se Qeveria do të ketë mesazh pozitiv për fillimin e vitit shkollor, ata bënë edhe një shkelje të ligjeve. Kjo pasi ua ndaloi pagat tash për tash punëtorëve të arsimit të cilët ishin në grevë por jo edhe për shërbyesit civil, të cilët ishin bashkë me ne në grevë në kuadër të BSPK-së. Gjersa nesër është 5 tetori, Dita Ndërkombëtare e Mësuesve, kjo është dhurata e Kurtit për këtë ditë që në tërë rruzullin tokësorë vetëm në Kosovë mësuesit janë pa paga”, tha ai.

SBASHK-u vendimin e Qeverisë e cilëson si dëshirë për vazhdimin e grevave dhe konflikteve.

“Nuk kemi si ta lexojmë ndryshe përpos asaj se Qeveria duke se ka dëshirë që në Kosovë të ketë greva sepse asnjë Qeveri në botë nuk do të vepronte kështu, menjëherë pas fillimit të vitit shkollor dhe ndërprerjes së grevës”, deklaroi Jasharaj.

për ta thyer grevën dhe tash si ministre e të gjithëve dashka të bëjë përçarje nëpër shkolla dhe t’i shpërblejë ata mësues që e ndërprenë grevën dhe t’i ndëshkojë e kanë respektuar grevën ”, theksoi ai.

Jasharaj tutje shtoi se nëse pagat për mësimdhënësit nuk procesohen deri me datën 5 tetor, do të mblidhet anëtarësia e SBASHK-ut dhe nuk mund të garantojë që nuk do të kthehet prap greva.

“Kjo është Qeveria jonë që e zgjodhëm vetë, sepse 51 përqind të votave nuk janë marrë jashtë arsimit, shume nga kolegët e mi kanë votuar pro kësaj Qeverie, e cila po i shpërblen në këtë mënyrë. Me këto veprime këta po duan që greva të vazhdojë dhe kjo është qasje e gabuar, uroj që t’i procesojë pagat, sepse nuk garantojë se çfarë do të ndodhë. Në të kundërten do t’i thërrasim organet e SBASHK-ut dhe të bisedojmë për hapat e tjerë dhe pa dëshirën tonë mund që të ketë kërkesa që greva të kthehet. Cilindo vendim që e merr anëtarësia e SBASHK-ut unë do ta respektoj pavarësisht njerëzve të Qeverisë, u pa kush është fajtori, Jasharaj nuk është fajtorë”, deklatoi ai.

Kryetari Jasharaj po ashtu theksoi faktin që nuk mund të pranojnë para nga prindërit të cilët i kanë fyer dhe kërcënuar gjatë kohës kur ishin në grevë.

“Unë e vlerësoj mirëpo nuk është zgjedhje kur këshilli i prindërve del me njoftimin se gjoja do të mbledhë para që t’i paguajë mësimdhënësit. Neve nuk na duhet lëmosha, mirëpo paratë që na takojnë. Nuk duam para nga prindërit të cilët na fyen e kërcënuan sepse një pjesë e tyre do të shkojnë në shkollë dhe do t’ua lodhin shpirtin mësimdhënësve duke iu thënë ‘ec puno, mshele gojën sepse unë të kam dhënë para’”, përfundoi Jasharaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit