Do të bënin grabitje, kapen ‘mat’ dy kamzalinjtë me kallashnikovë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.10.2022, 10:30

Policia ka arrestuar dy persona në Kamzë. Konkretisht në prangat e policisë kanë rënë shtetasi me iniciale P. L., banues në Pezë Helmës, i dënuar më parë për vjedhje dhe shtetasi me iniciale Gj. H., banues në Kamzë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Personat në fjalë u kapën në flagrancë, gati për vjedhje duke qarkulluar armë zjarri tip kallashnikovë dy krehra, një automjet, veshje dhe sende të tjera që dyshohet se autorët do t’i përdornin për të grabitur.

Policia Kamzë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Parandalimi”.

U kapën në flagrancë duke qarkulluar me armë zjarri në automjet, vihen në pranga 2 shtetas që dyshohet se do të vidhnin në një banesë.

Të dy të arrestuarit, të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, dy krehra, një automjet, veshje dhe sende të tjera që dyshohet se autorët do t’i përdornin për të kryer vjedhjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpumin me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Parandalimi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– P. L., banues në Pezë Helmës, i dënuar më parë për vjedhje;

– Gj. H., banues në Kamzë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Në Pezë Helmës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin shtetasit P. L. dhe Gj. H. Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, dy krehra, veshje dhe sende të tjera. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas po përgatiteshin për të kryer vjedhje në një banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit