Hakerimi i sistemit MEMEX/ Në listën e të dyshuarve si kriminelë edhe këngëtari i “Qejf o qejf o qerrata”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.10.2022, 09:44

Hakerat iranianë publikuan dje listën me eksponentët kriminalë në Shqipëri, duke treguar kështu se sulmet e tyre kibernetike janë futur deri në sistemin MEMEX që duhej të ishte sistemi më i sigurt, por qeveria shqiptare praktikisht dështoi për ta mbrojtur.

Pas publikimit të listës me të skeduarit si kriminelë në vendin tonë, u vunë re emra të njohur të politikës, konkretisht të Elisa Spiropalit, Mimi Kodhelit, Niko Peleshit, Luan Duzhës, por veç këtyre pjesë e listës mësohet se është edhe këngëtari i muzikës popullore, Spartak Xhaferraj. Ky i fundit u bë i njohur pas publikimit të këngës së titulluar "Qejf o qejf i qerrata".

“Do këndojmë e bëjmë shaka, qejf o qejf o qerrata. Ku ka zjarre e ku del tym, ku na vete kënga qyp”, është ky refreni i këngës së kënduar nga Spartak Xhaferraj i cili nuk dihet ende përse është pjesë e listës së personave të dyshuar si kriminelë.

MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit dhe mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo person të dyshuar si kriminel në Shqipëri. Hakerimi i MEMEX nga Homeland Justice tashmë e zhbën këtë sistem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit