E reja tmerrohet, pasagjeri në krah të saj pret thonjtë në avion

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.10.2022, 00:29

Njerëzit kanë mbetur të tmerruar nga një video në TikTok, ku një pasagjer pret thonjtë e këmbëve në mes të fluturimit me avion.

Modelja dhe aktorja Nina Marie Daniele ka publikuar videon në TikTok më 24 shtator 2022. Në video ajo ka shkruar se i duhej të ndryshonte vendin urgjent pasi pasagjeri ngjitur me të po priste thonjtë.

Burri kishte zgjedhur që fluturimin 5-orësh ta shtynte duke prerë thonjtë në avion. Me vete ai kishte marrë edhe një prerëse thonjsh, ndërsa nuk u shqetësua të vendoste ndonjë letër poshtë pasi thonjtë e prerë i hodhi në dysheme.

Pas publikimit të videos, Nina tha se nuk mundi ta ndryshonte vendin e saj ku ishte ulur dhe u detyrua të duronte burrin që priste thonjtë gjatë gjithë rrugë.

Videon mund ta shihni KËTU

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit