“Lajthit” Veliaj/ I jep 120 milionë inspektorit të IKMT-së në tenderin e palestrave, fituesi ofroi 98% të fondit limit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.10.2022, 22:07

Duket se Veliaj vazhdon i qetë rrugëtimin e tij të pandalshëm drejt organizimit të tenderave të dyshimtë njëri pas tjetrit.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur SPAK duket se është kthyer në “ASPAK” në rastin kur bëhet fjalë për të. Kjo pasi me gjithë numrin tepër të lartë të tenderave të dyshimtë të denoncuara nga ato pak media të mbetura pa u shitur, SPAK nuk duket të ketë marrë ndonjë hetim të vërtetë për to.

E natyrisht kjo i jep zemër Veliajt që të vazhdojë pa u ndalur në rrugëtimin e tij të tenderave. Rasti më i fundit është një skandal më vetë, pasi rezulton se Veliaj i ka dhënë rreth 120 milionë lekë të vjetra me TVSH kompanisë së një inspektori të IKMT-së. Pra në mëngjes zotëria prish ndërtimit e qytetarëve që mezi i kanë ndërtuar, dhe pasdite fut në xhep milionat që i jep Veliaj.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-40646-09-02-2022 dhe me objekt “Mirëmbajtje e thellë në palestra në objekte publike”. Fondi limit është caktuar 10,440,195 lekë të reja pa TVSH ose rreth 125 milionë lekë të vjetra me TVSH. Ky tender është shënjuar me “flamur të kuq” pasi janë skualifikuar të gjithë pjesëmarrësit përveç fituesit.

Nga ana tjetër, fituesi del se ka ofruar ndërkohë edhe ofertën më të lartë. Bëhet fjalë për kompaninë AURUM CONSTRUCTION e drejtuar nga Terens Lamaj e cila është shpallur ftuese për ofertën prej 10,203,854 lekë të reja pa TVSH ose rreth 122 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Terens Lamaj ndërkohë rezulton të jetë inspektor pranë IKMT Drejtoria e Përgjithshme. Ky informacion gjendet në faqen zytare të “e-inspektimi”, ku Lamaj shfaqet ende në këtë detyrë. Jo vetëm kaq, por oferta e kompanisë së tij rezulton të jetë sa 98% e fondit limit të tenderit. Duket se Veliaj e ka “pikë të dobët” duke e favorizuar në këtë mënyrë. Ndërkohë mbtemi në pritje që SPAK të zgjohet nga gjumi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit