Pengmarrja në autostradën Durrës-Tiranë: Shpallet në kërkim një person, zbulohet lidhja me “Rrumin”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.10.2022, 19:47

Një person është shpallur në kërkim për pengmarrjen e Indrit Beqirajt mbrëmjen e djeshme në autostradën Durrës-Tiranë.

Në media raportohet se personi i shpallur në kërkim është shtetasi Agron Bejdolli. Ky shtetas rezulton të ketë një lidhje të ngushtë me Aleksander Lahon alias Pëllumb Muharremi i njohur si “Rrumi”. Agron Bejdolli ka drejtuar makinën e Rrumit ditën e atentatit ndaj makinës së Arjan Ndoj.

Bejdolli është personi që shoqëroi Rrumin dhe Ndojn në spital pas atentatit.

Kujtojmë se dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj janë persona me precedentë penalë, prandaj po hetohet edhe pista, nëse sherri ka ndodhur për motive të tjera dhe jo si pasojë e një aksidenti automobilistik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit