Humbi penalltinë dhe i hoqi fitoren nga duart Realit, ‘kryqëzohet” Karim Benzema

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 03.10.2022, 18:58

Real Madrid humbi shansin mbrëmjen e djeshme që të merrte 3 pikë në “Santiago Bernabeu” përballë Osasunës dhe për këtë një ndër fajtorët është sulmuesi dhe kapiteni i ekipit, Karim Benzema.

Sulmuesi francez kishte mundësinë t’i dhuronte fitoren ekipit, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke bërë që sfida të mbyllej 1-1.

Kaq ka mjaftuar që ai të “kryqëzohet” në mediat spanjolle si fajtori i kësaj ndeshjeje. Megjithatë, trajneri Ançeloti e ka justifikuar duke thënë se ai është sulmuesi më i mirë dhe do të vazhdojë t’i ekzekutojë penalltitë e ardhshme.

Italiani tha:

Vitin e kaluar ai humbi dy kundër Osasunas, por Karim mori penalltitë më të rëndësishme vitin e kaluar si kundër Sitit dhe i shënoi ato. Është ai që i gjuan më së miri dhe do të vazhdojë t’i ekzekutojë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit