Indrit Beqiraj u mor peng në autostradën Tiranë-Durrës/ Droga pista kryesore, shkak dyshohet edhe shitja e armëve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.10.2022, 16:52

Dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, me precedent të mëparshëm penal për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, u rrahën dhe më pas njeri prej tyre u mor peng një ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se një mjet me 4 persona u ka prerë rrugën vëllezërve Beqiraj, të cilët po udhëtonin me një motor dhe më pas janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Më pas personat që ishin në mjet kanë marrë me forcë njërin prej vëllezërve, konkretisht Indrit Beqirajn, kanë ecur për rreth 500 metra, por më pas e kanë lënë të lirë dhe janë larguar.

Indrit Beqiraj është lënë i lirë pas dy orësh që ishte marrë peng nga një grup të cilët bëhet e ditur se i njeh.

Sipas informacioneve dyshohet se autorët e pengmarrjes, janë pjesë e shoqërisë së dy vëllezërve Beqiraj, ndërsa shtohet se shkak për ngjarjen është bërë shitja e armëve të zjarrit.

Por kjo nuk është pista e vetme pasi policia po heton edhe mundësinë e një konflikti të çastit, ose dhe prishje të pazareve të drogës.

Sa u përket vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj, ata janë persona me precedentë penalë pasi në vitin 2013 janë kapur për trafik të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit