Mexhiti: Kastriot Rexhepi do të veprojë bashkë me grupin parlamentar të BDI-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.10.2022, 13:37

Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti në një prononcim për TV21 ka bërë të ditur se deputeti Kastriot Rexhepi në Kuvend do t’i bashkohet grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim.

“1 foto sa 1.000 fjalë. E qartë ishte porosia. Po, do të veproje bashkë me grupin parlamentar të BDI-së”, tha mes tjerash Mexhiti.

Ndërkohë Kastriot Rexhepi është përgjigjur se do të jetë i qasshëm për mediume pas ditës së enjte. Rexhepi deri tani në Kuvend ka funksionuar si deputet i pavarur, pas shkëputjes së tij nga Lëvizja Besa. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, deputeti i BDI-së Izet Mexhiti, por edhe vetë Kastriot Rexhepi në rrjetet sociale publikuan fotografi të përbashkët, me mbishkrimin “bashkë”, ndërsa Rexhepi kishte shtuar edhe mbishkrimin “Evropa21”, nismë politike joformale e inicuar në Kuvend nga vetë Rexhepi, që ka për qëllim 0bashkimin e forcave progresive në drejtim të ruajtjes së perspektivës euroatlantike në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit