Banorët në Shkodër kërkojnë asfaltimin e rrugëve të fshatrave Mes dhe Myselim: Ka çuar në aksidente të shumta

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.10.2022, 12:23

Problemet infrastrukturore janë ende prezentë në Shqipëri ndonëse jetojmë në vitin 2022.

Rrugë të prishura, me baltë pa sinjalistikë të duhur janë ende probleme me të cilat përballen shqiptarët.

Të njëjtin shqetësim kanë edhe banorët e dy fshatrave Mes dhe Myselim në Shkodër.

Këta të fundit kanë dalë në protestë pasi rruga që ata përshkojnë çdo ditë është e mjerueshme dhe se po u dëmton mjetet.

“Është segment prej 3 km, rruga është degradu komplet, u bëjmë thirrje ta inspektojnë rrugën, a është për riparim apo shtesë e re. Nga Ura e Mesit deri në Bardhaj të shtrohet dhe të zgjerohet rruga, që të lëvizin dy makina. Nevojiten dhe barriera, sepse në mot të vështirë i ka ndodh një bashkfshatari të rrëshqasë e ra në kanal. Shumë e vështirë, vet kam prish dy goma të makinës sepse këtu nuk dallohen gropat. Duhet riasfaltu e gjithë rruga, jemi një numër i madh banorësh që lëvizim këtu. Kjo protestë nuk është partiake”, u shpreh një nga banorët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit