Hakerat iranianë nuk ndalen, ‘zbërthejnë’ online sistemin e të dhënave për kriminelët shqiptarë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.10.2022, 10:46

MEMEX e cila njihet si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal mban të dhëna sekrete të policisë mbi cdo eksponent kriminal.

Sistemi i të dhënave për kriminelët shqiptarë është zbërthyer nga grupi i hakerave iranianë "Homeland Justice".

Hakerat kanë publikuar sot një material prej 1.7 giga ku është skeduar i gjithë informacioni policor në sistemin MEMEX për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari krimianale.

Tashmë çdo person i përfshirë në veprimtari kriminale mund të kërkojë dhe të shikojë sesi e paraqet policia shqiptare atë në sistem.

Qeveria shqiptare deklaroi pak kohë më parë se të dhënat e marra nga hakerat nuk janë koefidenciale apo "sekrete", apo se nga sulmi nuk ka patur dëme të mëdha, por pas nxjerrjes së të dhënave për kriminelët shqiptarë duket se hakerat iraninanë dhe sulmi kibernetik ka depërtuar në çdo njësi të sistemeve shqiptare të sigurisë.

Goditja e MEMEX nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem duke bërë që puna e disa viteve të punonjësve të policisë të minohet.

Kujtojmë se autoritetet shqiptare janë përballur me sulme kibernetike që nga viti 2021.

Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të 2022, i cili bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platformën e shërbimeve online e-Albania, teksa sulmi tjetër u regjistrua në shtator.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit