Përditësime të reja nga WhatsApp, më fund do të fshihni statusin “online”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.10.2022, 01:14

WHATSAPP po bëhet gati të sjellë tre risi që mezi priten nga shumë prej nesh. Edhe pse ende nuk nuk dihet saktësisht se kur do të vihen në funksion këto risi, WhatsApp po merret me zhvillimim dhe testimin e tyre.

Komunitetet WhatsApp

Komunitetet janë në thelb grupe të mëdha që përmbajnë biseda nga grupet e tjea. Çdo komunitet është si një "grup" gjigant për grupet ekzistuese WhatsApp. Për shembull, ju mund të keni një komunitet pune që do të ketë shumë grupe më të vogla brenda. Kur kjo risi të vihet në funksion, ju mund dërgoni mesazhe në grupe të shumta në të njëjtën kohë.

Fsheh statusin “online”

WhatsApp aktualisht po teston një veçori që ju lejon të fshehni statusin tuaj “online”. Kjo risi do t'ju lejojë të përdorni aplikacionin në fshehtësi. Për momentin është e pamundur të fshehësh faktin që je online. Gjithçka që mund të bëni është të fshihni statusin “last seen”. Përditësimi i ri do të jetë i disponueshëm te Settings > Privacy > Last Seen & Online.

Ruajtja e teksteve të fshira

WhatsApp po punon gjithashtu në një mënyrë për t'ju lejuar të ruani mesazhet që zhduken. Kjo do t'i lejonte përdoruesit të përjashtonin disa tekste në mënyrë që të mos zhduken. Këto mesazhe të ruajtura do të ruhen në një zonë të veçantë brenda aplikacionit të quajtur "Mesazhet e ruajtura".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit