56-vjeçari bëhet njeriu më i pasur në botë me 92 kuadrilionë $ për dy minuta

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.10.2022, 23:57

Një burrë në Amerikë u bë për një kohë shumë të shkurtër njeriu më i pasur në botë pasi aksidentalisht i kaluan në llogari 92 kuadrilion dollarë.

Në korrik 2013, 56-vjeçari Chris Reynolds hapi llogarinë e tij për të zbuluar se Paypal e kishte kredituar gabimisht me 92,233,720,368,547,800 dollarë. Kjo e bëri atë njeriun më të pasur në botë për dy minuta, dhe gjithashtu të vetmin katërlioner në Tokë.

Në atë kohë, media të ndryshme vunë në dukje se kjo e bënte atë më shumë se një milion herë më të pasur se manjati meksikan i telekomit, Carlos Slim, i cili kishte një vlerë prej 67 miliardë dollarësh.

Për “fat të keq”, PayPal e kuptoi shpejt se çfarë kishte ndodhur dhe e korrigjoi gabimin duke i kërkuar edhe falje për 'bezdisjen'.

Kur u pyet se çfarë do të kishte bërë nëse do të ishte në gjendje t'i mbante paratë, ai tha se do t'i kishte përdorur ato për të 'paguar borxhin kombëtar të shteti’.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit