Britania: Shqiptarët paguajnë dhjetëra mijëra paund për të qenë “skllevër modern”, po abuzojnë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.10.2022, 21:51

Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman ka folur për emigrantët që mbërrijnë ilegalisht në Britani.

intervistën e saj të parë që nga marrja e detyrës nga Patel, ajo tha se shqiptarët përbëjnë numrin më të lartë të emigrantëve ilegalë. Ajo thotë se ata paguajnë dhjetëra mijëra paund për të quajtur veten viktima të skllavërisë moderne.

Ka një krizë në Kanal(kufiri mes Francës dhe Anglisë) e kjo krizë vazhdon prej një kohe të gjatë. Ka pasur përpjekje të mëdha për të provuar dhe ndalur problemin dhe mendoj se jemi në një fazë tani ku duhet të ndërmarrim veprime dramatike. Ajo që ka ndodhur është se qëllimet dhe struktura e legjislacionit janë deformuar plotësisht.
Tani ajo që po shohim është një shumicë e njerëzve që vijnë këtu janë nga Shqipëria, rreth 80% e njerëzve që vijnë me gomone pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne. Ata paguajnë dhjetëra mijëra paund për privilegjin e të qenit një i ashtuquajtur skllav modern.
Ata kërkojnë mënyra të paligjshme dhe të rrezikshme për të mbërritur në Britani. Pra po abuzohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit