I dënuar në shtetin italian si pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 38 vjeçari në Lezhë me qëllim ekstradimi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.10.2022, 13:31

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 38 vjeçarin Elton Dodaj.

Ky u fundit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Dodaj ishte dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa mësohet se ishte pjesë e një organizate kriminale në shtetin fqinj.

Pas arrestimit, tashmë pritet që esktradimi i tij drejt Italisë.

Njoftimi i Plotë:

Lezhë

Finalizohet nga Policia e Lezhës dhe Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Torino”

Kapet dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 38-vjeçari në kërkim ndëkombëtar, pjesëtar i një organizate kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia e Lezhës dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin policor të koduar “Torino” si rezultat i të cilit u kap në Lezhë dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi:

-E. D., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi Gjykata e Torinos, Itali, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e bashkëpunimit organizatë kriminale, parashikuar nga Kodit Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit drejt Italisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit