Bullgari, mbahen sot zgjedhjet parlamentare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.10.2022, 11:07

Në Bullgari mbahen sot zgjedhjet parlamentare, të katërtat në më pak se dy vjet.

Sipas rezultateve të agjencive të sondazhit të opinionit publik, partia e qendrës së djathtë bullgare Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB) ka rritur epërsinë ndaj rivalit të saj kryesor, partisë reformiste Ne Vazhdojmë Ndryshojmë (PP).

Zgjedhjet pritet të çojnë në një parlament të ndarë me maksimum tetë parti politike, sipas sondazheve të opinionit publik të kryera nga Alfa Research, Trend dhe Gallup International.

Asnjë parti nuk do të ketë shumicën, çka do të thotë se do të ketë negociata të vështira për formimin e një koalicioni qeverisës, sipas sondazheve.

GERB, partia e ish-kryeministrit shumëvjeçar Bojko Borisov, sundimi i të cilit përfundoi në prill 2021 mes pakënaqësisë publike, ka mbështetje midis 25 dhe 26 për qind, nga 22.7 për qind sa kishte fituar në zgjedhjet e fundit në nëntor.

Mbështetja për partinë PP, të udhëhequr nga Kiril Petkov, qeveria reformuese e të cilit u rrëzua në qershor pas vetëm gjashtë muajsh, ka rënë në rreth 16.5 për qind nga 25.7 për qind kur fitoi zgjedhjet e fundit të parakohshme.

Petkov mbajti një qëndrim të fortë kundër Moskës për sulmin e saj ndaj Ukrainës.

Gallup International dhe Alpha Research parashikojnë se partia etnike turke Lëvizja për të Drejta dhe Liri (MRF) do të zërë vendin e tretë me 12 deri në 13 për qind, përpara partisë ultra-nacionaliste dhe pro-ruse Rilindja, e cila parashikohet në 11 deri në 13 për qind.

Aleatët e ardhshëm të Petkov – Partia Socialiste Bullgare e krahut të majtë dhe Bullgaria Demokratike e krahut të djathtë – kanë mbështetjen e rreth 9 për qind deri në 10 për qind dhe 7.6 për qind deri në 8.4 për qind, respektivisht, sipas sondazheve përpara zgjedhjeve.

Dy parti të tjera – partia konservatore Ngritja Bullgare dhe partia populiste Ima Takav Narod (ITN) – ka të ngjarë të kalojnë pragun prej katër për qind të votave të fituara për të hyrë në parlament, pasi pritet një pjesëmarrje e ulët, sipas sondazheve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit